Eksporti i fatkeqësive

November 26th, 2010 admin No comments

Nga Mero Baze

Shqipëria është lakuar dy ditët e fundit në rajon për dy zhvillime shumë të papritura. Zhvillimi i parë kishte të bënte me arrogancën me të cilën “shteti amë” ndërhyri “për të rrahur qysh këlysh” shtetin e ri të Kosovës, për shkak se kishte guxuar t’i kontrollonte bagazhet e dyshimta në makinën e motrës së deputetes Albana Vokshi dhe zhvillimi i dytë ka të bëj me alarmin që po përhapet në Kroaci, destinacionin më të mirë turistik të bregut lindor të Adriatikut, i cili është mbushur befas me plehra të shkuara nga Shqipëria. Mes fotografive shokuese që boton shtypi kroat, shquan ambalazhet tona si uji “Bureto” apo qese plastike të EHVV.

Të dyja këto fenomene të eksportuara në rajon, me arrogancë dhe papërgjegjësi, në të vërtetë vizatojnë realisht identitetin e pushtetit të sotëm në Shqipëri. E para, që ka të bëjë me Albana Vokshin, një femër e familjes në pushtet, është ndoshta gjëja më e keqe që ky vend ka eksportuar ndonjë herë jashtë kufijve, pas financimit të grupeve marksiste në vitet 70-të. Shteti i ri i Kosovës, me rregulla dhe mentalitet të ri, u thye fatkeqësisht në përballjen me arrogancën e Sali Berishës, duke i dhënë qytetarëve të Kosovës një leksion të egër të mosndëshkimit të njerëzve me pushtet politik. Vendi, i cili ka mbetur i izoluar nga Evropa për shkak të mosbesimit që kanë ende tek institucionet e tij, do ta kishte një medalje të shkëlqyer në gjoksin e vet sjelljen korrekte të policisë dhe Gjykatës së Prizrenit ndaj një njeriu të pushtetshëm të Shqipërisë, që synon të shkelë ligjet kudo që i shkel këmba. Fatkeqësisht, Kosova pranoi të marrë eksportin e kulturës sonë politike, atë që Bashkimi Evropian e ka konsideruar në raportet e tij të tri viteve të fundit, fenomeni i “pandëshkueshmërisë”. Me gjithë rezistencën fillestare dhe vendimet korrekte të gjykatave, presioni verbal i Sali Berishës mbi Hashim Thaçin bëri të vetën. Nuk dua të hyj fare në detajet e sjelljes prej avdalle të Albana Vokshit, pasi e njoh aq mirë sa më duket se kam qenë atje kur e ka bërë atë idiotësi. Ajo që do të ngrinte imazhin e shtetit të ri të Kosovës dhe mungesës së varësisë së tij dhe nga veset e Tiranës, do të ishte pikërisht distanca që duhet të mbante kryeministri i Kosovës nga puna e institucioneve të tij. Por ai e humbi këtë provim. Hakërrimat e Sali Berishës se këtë punë e ka bërë Tan Lepuri, që është mik me Hashim Thaçin dhe presioni verbal i tij ndaj gjithë shtetit të Kosovës, ishte një test i humbur për shtetin e ri të Kosovës. Ata dëshmuan jo vetëm që ndjehen të përulur para autoritetit të pushtetit të Tiranës, por kam frikë se kanë dhe adhurim për mënyrën se si Sali Berisha nënshtron në Shqipëri gjyqësorin apo gjithë strukturat e shtetit. Por, për fatin e keq të pushtetit në Kosovë, aty ka dhe sy dhe veshë perëndimorë, është mes të tjerash EULEX dhe prezenca ndërkombëtare, e cila do të raportojë me dëshpërim për këtë gjest. Edhe pse krahasimi nuk vlen simbolikisht, dëshmimi i një varësie të tillë ndaj Tiranës zyrtare e bën shumë të pafuqishëm Hashim Thaçin dhe këdo tjetër që do të qeverisë Kosovën për t’u treguar kufirin serbëve në Veri, apo arrogancës së tyre për të mos e konsideruar kufirin Kosovë- Serbi. Dhe kur mendon se e gjithë kjo vjen nga presioni dhe arroganca që Sali Berisha do të eksportojë në Kosovë, ndjehesh keq që Shqipëria bëhet aleatja dhe avokatja më e mirë e Serbisë në mënyrën se si ajo sillet me Kosovën. Paternalizmi arrogant i Sali Berishës e vë Kosovën në pozita të vështirë, pasi ajo e ka tani edhe më të vështirë të justifikojë qoftë dhe formalisht ndalimin e zyrtarëve serb në kufi, apo kontrollin e bagazheve të tyre. E gjendur mes një shteti që nuk e njeh Kosovën për shkak të historisë dhe mentalitetit kolonialist të saj dhe një shteti që e njeh, por e do si domen të zgjatur të pushtetit të saj, Kosova duhet të dëshmojë se ka historinë e saj, që nuk lidhet as me pushtetin serb në Beograd dhe me as pushtetin e Sali Berishës në Tiranë.

Zhvillimi i dytë negativ që ka të bëjë me eksportet e Shqipërisë në këto kohë është eksporti i plehrave drejt Kroacisë. Në ditën që Shqipëria deklaroi se do të heqë doganat për importin e plehrave dhe do të favorizojë ardhjen e tyre për përpunim në Shqipëri, si me dorë të Zotit, i dëshmoi gjithë rajonit se është nj vend i papërgjegjshëm, një territor i pamenaxhueshëm dhe një qeveri gënjeshtare. Derrat e mbytur në Lezhë nga përmbytja dhe mijëra tonelata materiale plastike me gjithë markat e ujërave dhe plasmasëve të Shqipërisë kanë mbushur bregdetin e Dubrovnikut duke tmerruar vendin më turistik të rajonit. Sikur një mijë spote të kishe porositur kundër gënjeshtrave të Sali Berishës, asgjë nuk është më shokuese dhe bindëse se kjo që ka ndodhur.

Në këto kohë krize, kur Shqipëria është vend konsumator dhe aktualisht si lëndë të parë konsumon vetëm gënjeshtrat e qeverisë, dy gjërat e vetme që eksportoi këtë fundjavë janë të dyja helmuese për rajonin. E para është asfiksuese për demokracinë e re në Kosovë dhe shtetin ligjor atje, e dyta për turizmin dhe imazhin e Shqipërisë në një vend, i cili është duke hyrë në BE, dhe të parët mysafirë pa viza nga Shqipëria u bënë plehrat e saj.

Categories: Editoriale Tags:

‘97

November 17th, 2010 admin No comments

Preface

In my career this book has taken me the longest time to decide whether to publish it, but the shortest time of all other books to write.

It describes the downfall of Albanian democracy, from which we are still suffering and starts with the deadly blow of the Albania elections of 26th May 1996.The book covers the period from then, when the first election process in Albania was established, until 29th June 1997, when Albanians faced new elections (just as unfair), where they had to officially create the change of government through the election process.

At the heart of the book is the story of President Sali Berisha, behind the scenes events that dictated the developments of the time, narrated through my personal testimony as a journalist and very close friend of Berisha. The book does not tell of circumstances that you might have not seen or heard of before, but it does describe aspects that no reader could have seen or heard of.

The book does not cover every detail of the political history of Albania at the time; it simply includes those important details where I, as a close friend of the President, was a witness, a protagonist and from time to time a journalist. From this point of view, it could be considered an overdue journalistic contribution, to compensate for what I owe to the profession when I was swaying with ease from being a journalist to a protagonist, instigating and supporting many of the events that are still costing Albania dearly today.

The downfall of elections in Albania is the biggest trauma this country has ever experienced following the fall of communism. In this downfall we have to look today for the roots of many of the enormous problems the country now faces, such as the lack of reform of the political class, the hanging on to power for two decades of three Albanian politicians, their connections to organised crime and the underground regional and international mafia, and above all, the continuation of the “stolen” election tradition.

I wrote this book in a month, but had it “saved” for nearly 14 years, in various formats, on computer and in my mind. Some parts of the book were published in 2001 and later, but I finished the book this summer. To be honest, there have been two important political figures in the country that made me think whether to publish it, Sali Berisha and Ilir Meta, with whom I have been in an extreme love and loath relationship during their political carriers, depending on their relationships with power. For the sake of the truth hat the time I never thought these people would still be in power 12 years later, let alone serving together in the same government. This is the reason why in this dull journalistic summer – where the broadsheets were covered with tabloid stories on Z-list celebrities supporting the government and news sanctioned by a government that joins together the position and opposition of the 1996-1997 – I decided to break my silence and write this book.

In it you will find the old connections of President Sali Berisha with the former-deputy chairman of the Socialist Party, Ilir Meta; the work of the National Intelligent Service (SHIK), led by Bashkim Gazidede, supporting Ilir Meta aiming to take over control of the Socialist Party; the attempt to transpose the debate from the downfall of the election to the internal political dealings in the Socialist Party; the shocking events of 1997; the pitiful quandary of Sali Berisha whether to use force and lead Albania towards the Islamic world; the nights of his political, psychological and human torment; his personal connection with key people, who later on emerged as the most powerful financial arm of Al-Qaeda; and his exit from power.

Do not expect a trial within this narration as I testify for myself and not for others. Though I am not guilty, I am partially responsible for many of these stories, as much responsible as the only influential journalist and close friend can be, in particular moments, to the person that had and lost all powers in this country.

For this reason, more than a book to make others feel bad, this is a book that makes me feel easy about part of my life that, if I had the chance to live it again, I would certainly live it differently. Since then, there has not been only 14 year in between, but there has been a bigger revelation on the distorted values of democracy, for consequences that will continue for a long time because of the downfall of the election and above all, for the survival of the politician with distorted political and moral principals, who are ready to keep this country stuck in the ruins they have produced, purely to hang on to power.

MERO BAZE

July 2010

Categories: Libra Tags:

MERO BAZE: Palimpsest

October 19th, 2010 admin No comments

SHKRUAN: Alfred Lela 11-10-2010 11:53 Mapo

Kur me mendje bën një listë të njerëzve më të përshtatshëm për të risjellë atmosferën e përgjakur të ‘97-ës, të faniten, nuk e di se pse, Preç Zogaj, Mero Baze, Spartak Ngjela, Edi Rama dhe Shpëtim Nazarko. I pari, poeti, e ka bërë këtë në një stil që vetëm ai e ka të mundur, njëfarë koktejli ku përzihen aroma e mimozave dhe kundërmimi i barutit; i treti, avokati, duke i besuar fjalës së folur më shumë se asaj të shkruar, ndoshta nuk do të ulej kurrë për të shkruar; i pesti, Nazarko, do ishte i vetmi që do mund të shpikte diçka aq të harlisur për nga konspiracioni sa do ia kalonte edhe vetë tmerrit të ‘97-ës; ndërsa ish-publicisti, Edi Rama, padyshim do blatonte një tekst etja për të cilin do të krahasohej vetëm me atë për librat nën dorë të Kadaresë para viteve ‘90-të. Mero Baze, ndërkohë, e ka shkruar librin e tij, të cilin e ka titulluar Viti 97- Prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin. Dhe, duhet thënë që në krye, është një nga ata libra që lexohen për dy ditë (kjo është e barabartë me nocionin “me një frymë” në këtë epokë të bombarduar nga informacioni). Ky ankth për ta shteruar me gjithsej tekstin e zotit Baze ndoshta nuk ka të bëjë as me autorin si personazh mediatik dhe as me librin si të tillë. Është subjekti, ajo golle e zezë e vitit të tmerrshëm ’97-të, që të thith në thellësi ku gjenden mistere të mbrapshta, por edhe projeksione të reja prej nga shihen histori të vjetra. Megjithatë, gjatë leximit nuk të ndahet ndjesia se diçka këtij libri i mungon dhe ajo rri me ty deri në fund, kur e kupton: i mungon dytësi i tij, alternativa, kopja, ana e pasme, fytyra tjetër e Janusit. Mungon teksti që do të kishte qenë ky libër nëse Mero Baze dhe Sali Berisha nuk do ishin ata që janë sot: dy ish-miq, dy armiq që i rrinë njëri-tjetrit në pritë me gjuhën shpatë e shpatën helm dhe me fraza të gatshme pothuajse homerike: pse më le të të tradhtoja; pse s’më prite edhe dy mijë vjet? Kështu fillon ky libër me skenarin e vjetër të një aleance të re, asaj mes kryeministrit Berisha dhe zëvendësit të tij Ilir Meta. Mero Baze i vë përballë këta dy personazhe, pa i takuar kurrë; por duke i “prezantuar” përmes mesazheve e flirtimeve që ai ia merr njërit e ia jep tjetrit ose nganjëherë duke përdorur edhe ndonjë të tretë, për të cilin edhe emri që ka zgjedhur fati, Sakip, i shkon lojës në prapaskenë. Pjesa tjetër e librit është e mbushur cit me karaktere, personazhe, episode e trille, ku lëvizin Genc Pollo e Spartak Ngjela, Sali Berisha e Azem Hajdari, Shpëtim Nazarko e Izet Haxhia, Franc Vranicki e Bashkim Gazidede. Libri vjen e luhatet si ajo varka e cila ka nevojë t’i hedhësh në det pak nga ngarkesa për një lundrim më të mbarë. Skena nokturne me banditë që sillen si politikanë e politikanë që sillen si banditë nganjëherë sheshohen e bëhen të mërzitshme, për arsye se fillon interpretimi i teknikaliteteve si aksh projektligj a marrëveshje. Libri ka edhe humor të zi, prodhuar nga situata që me sy të lirë dhe logjikë të ftohtë janë më të pahumorshmet në botë, por absurdi i tillë është. Mero Baze me anë të Vitit 97 na jep edhe një përmasë apolitike, por e cila ndoshta na shërben si vjegë kryesore për të kuptuar demokracinë groteske dhe foshnjore shqiptare. Në çdo faqe të librit autori pi një kafe: kafe aty e kafe atje; kafe me atë e kafe me këtë… Të duket se gjithçka shqiptare asokohe prodhohej nëpër kafe: politika, gazetaria, kultura, fati i njeriut dhe i shtetit. Ka vetëm një njeri që nuk pi kafe nëpër faqet e Bazes: Sali Berisha. Ai e ka ngritur dhomën e luftës brenda mureve të Vilës nr. 4, ngjitur me Pallatin e Brigadave. Prej aty i lëshon rrufetë e tij.

Categories: Libra Tags:

1997

August 20th, 2010 admin No comments

“Aleanca e vjetër Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore në Tiranë”

Sapo kam përfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetër Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore në Tiranë”

Ky është libri, I cili më ka marrë më shumë kohë në jetën time, për të vendosur botimin e tij, dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare nga e cila vazhdojmë të vuajmë, histori, e cila zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri më 26 Maj 1996. Libri ndriçon periudhën nga 26 Maji I vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi I parë zgjedhor, deri më 29 Qershor 1997, kur shqiptarët u desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mija personale, si një gazetar dhe mik shumë I afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjërat të cilat, nuk kishit ku ti shikonit, apo dëgjonit.

Libri nuk tregon çdo detaj të historisë politike të Shqipërisë së atyre viteve, por ato detaje të rëndësishme në të cilat unë si një njeri I afërt I Presidentit të vendit, isha dëshmitar, protagonist dhe herë herë dhe gazetar. Në këtë vështrim, ai është një kontribut gazetaresk I vonuar, për të kompensuar gjithë borxhet që I kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtësi nga gazetar, në protagonist të nxitjes dhe zhvillimit të shumë prej atyre ngjarjeve që po I kushtojnë ende Shqipërisë.

Historia e rrënimit të zgjedhjeve në Shqipëri, është trauma më e madhe që ky vend ka pësuar pas rënies së komunizmit. Tek rrënimi I zgjedhjeve, qëndrojnë sot rrënjët e shumë prej problemeve të mëdha që ka vendi, siç është mosreformimi I klasës politike, mbetja në pushtet për dy dekada e dy tri emrave të politikës shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nëntokën e mafies rajonale dhe botërore dhe mbi të gjitha vazhdimi I traditës së zgjedhjeve të vjedhura.

Këtë libër më është dashur të hedh në letër për një muaj, por ta mbaj në forma të ndryshme në kompjuter dhe mendje për gati 14 vjet. Disa episode të tij I kam botuar në vitin 2001 dhe më pas, por si libër I plot është shkruar këtë verë. Për të qenë realist kanë qenë dy figura të rëndësishme politike në vend që më kanë detyruar të mendohem për botimin e tij; Sali Berisha dhe Ilir Meta, me të cilët më ka lidh një miqësi dhe armiqësi ekstreme gjatë karrierës së tyre politike, në varësi dhe të raporteve që ata kishin me pushtetin.

Në një intervistë, që më është dashur të jap në vitin 1998 në gazetën Flaka në Shkup, gazetari këmbënguli disa herë të më pyeste nëse do të botoja ndonjë herë se ç’kishte ndodhur në Tiranë më 1996 – 1997 . I kam thënë se derisa ata njerëz janë ende në politikë, vështirë se do të mund të shkruaj, qoftë

dhe për shkaqe etike. Por atëherë nuk mendoja kurrë se 12 vite më pas, ata njerëz do ishin sërish në pushtet, bile bashkë në një qeveri. Është kjo arsyeja pse këtë verë të thatë gazetareske, ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetëm më thashetheme të jetës rozë për çingiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga një qeveri që bashkon pozitën dhe opozitën e vitit 1996 -1997, vendosa ta thyej embargon me veten time dhe të shkruaj këtë libër.

Në të do të gjeni lidhjet e vjetra të Presidentit Sali Berisha me Nënkryetarin e Partisë Socialiste Ilir Meta, angazhimin e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar drejtuar nga Bashkim Gazidede në krah të Ilir Metës për të marr kontrollin mbi Partinë Socialiste, përpjekjet për të zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve tek jeta e brendshme politike në Partinë Socialiste dhe më pas ngjarjet tronditëse të vitit 1997, mëdyshjet e dhimbshme të Sali Berishës për të përdorur forcën, ose për të orientuar Shqipërinë drejt botës islame, netët e krizës së tij politike psikologjike dhe njerëzore, lidhjet e tij me persona kyç që më pas u shfaqën si krahu financiar më I fuqishëm I Al Qaedës si dhe ikjen e tij nga pushteti.

Brenda këtij rrëfimi mos prisni ndonjë gjyq, pasi unë dëshmoj për veten time dhe jo për të tjerët. Megjithëse nuk jam fajtor, unë jam pjesë e përgjegjësisë në shumë nga këto histori, për aq përgjegjësi, sa mund të ketë një gazetar me ndikim dhe mik I afërt, në disa momente dhe I vetëm, I

njeriut që kishte dhe ju shkërmoqën gjithë pushtetet në këtë vend.

Për këtë arsye, më shumë se sa një libër për t’i bërë të tjerët të ndjehen keq, është një libër që më bën mua të ndjehem I qetë, për një segment të jetës sime, që po ta rijetoja, natyrisht do ta rijetoja ndryshe. Mes së sotmes dhe asaj kohe, nuk janë vetëm 14 vite në mes, por dhe një ndriçim më I madh për vlerat e rrënuara të demokracisë, për pasojat që do të kemi gjatë nga rrënimi I zgjedhjeve dhe mbi të gjitha për mbijetesën e politikanëve me parime të rrënuara politike dhe morale, të cilët janë gati ta mbajnë ta mbajnë këtë vend të ngujuar mbi gërmadhat që kanë prodhuar, për të mos ikur nga pushteti.

Mero Baze

Korrik 2010

Categories: Libra Tags:

Këta burra si gra, dhe këto gra gjasme “burra”

March 25th, 2010 admin No comments

Mero Baze

Ka pasur shumë reagime të njerëzve neutralë, ose thuajse me PD ndaj shfaqjes publike të zonjës Topalli javën e shkuar në Kuvend. Hakërrimi I saj ndaj opozitës, fjalori I varfër dhe steriotipet e zhurmuesit që I ka adoptuar nga deputetët grindavecë që duan të prishin seanca, ishin të tepërta  për zonjën që mban karriken kryesore të Kuvendit. Shija e hidhur që u lë shumë njerëzve përpjekja e zonjës Topalli për tu dukur “burrë”, nuk do të ishte asgjë e keqe, sikur ajo dhe shumë burra të tjerë në atë sallë të silleshin vërtet si burra. Mua personalisht edhe pse nuk më pëlqeu zonja Topalli I dhashë të drejt me veten time, pasi mendova se ajo ishte duke I dal zot një lëvizje politike që synonte të asgjesonte përpjekjet e opozitës për trasparencë. Pamvarësisht mllefit me të cilin po e bënte, pamvarësisht zemërimit që ajo kishte me Komisionerin Fule që kishte refuzura ato caste takimin me të, dhe pamvarësisht poshtërimit  që kishte ndjerë prej zotit Berisha I cili kishte urdhëruar të hiqej karrikia speciale që ajo kishte bërë për veten e saj në Kuvend, ajo, duke I dal zot publikisht një lëvizjeje politike kundër opozitës në pozicionin më radikal të mundshëm , mund të forconte profilin e saj të ëndërruar radikal. Lëvzije të tilla, edhe pse të papëlqyeshme nga shumica, janë pjesë e politikës. Problemi është se  personazhet që inicojnë vet lëvizje të tilla, u dalin zot deri në fund dhe I kthejnë në identitetin e tyre politik. Dhe zonja Topalli ka kohë që tenton pa sukses të formoj një identitet, që niset ti ngjaj “Skifterit” dhe përfundon në “Sorrë”, niset ti ngjaj “Tigrit” dhe përfundon në “Mace”.

Nëse Zonja Topalli do ta kishte sadopak të qart se c’kërkonte vet si politikane dhe si duhet të sillej me veten e saj, dje në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, duhet të rivazhdonte të mbronte Komisionin që ngriti, duhet ta kishte konstituar atë dhe duhet të bënte betejë qoftë dhe me të vetët apo zotin Berisha për të ruajtur individualitetin e saj. Por sic e thamë zonja Topalli është një tigër prej letre që mjafton një shikim I vëngër I Berishës dhe squllet duke u kthyer ne mace, që kauis me zë të ulur në karriken që ja kanë ndërruar po me urdhër. Por këtu nuk është problemi vetëm tek zonja Topalli. Janë së paku disa dhjetra deputet të PD-së dhe shumicës parlamentare, që kanë një farë dinjiteti, të cilin përpiqen ta shpëtojnë dhe duke heshtur, të cilët u hodhën në betejë për një kauzë që nuk e mbrojnë dot. Është e arsyeshme të besohet që kur Berishës I duhet të thoj gjëra pa sens, që s’ka ndërmend ti bëj, të përdor për ti artikuluar ato Bumcin, Alibejn, apo Xhaferin, si njerëz që si merr njeri serjozisht. Por kur ai përdor një grup të tërë parlamentar për një shaka me qëllim që të ketë mundësi të mbetet në lojë për të folur me perëndimorët rreth krizës, kjo është një stek e ulur shumë posht për dinjitetin e disa deputetëve të mbetur me pak personalitet në atë shumicë parlamentare.

Nuk di pse dje mu kujtua po ashtu Leonard Demi, një deputet korrekt, I matur dhe gjithmonë më viskozi, kur duhet të flitet për ligje që kanë të bëjn me NATO apo SHBA. Biles është aq I kujdesëshëm në këtë pikë, sa është anektodik. Një javë më parë teksa e dëgjoja që mbronte ligjin qesharak të SHISH, dhe e quante atë, “sipas rekomandimeve të NATO dhe SHBA”, për një moment besova se Berisha ose I gënjen duke u lexuar ndryshe korespodencën me NATO, ose ua ka ndaluar të komunikojn vet me këto institucione. 24 orë më vonë, kur projektligji që u formulua me aq arrogancë duhet të kalonte në Kuvend, gjithcka ndryshoi. Berisha bëri të moderuarin dhe ligji nuk kaloi, por do të pres të marr miratimin e NATO dhe SHBA. Në këtë moment më doli para sysh portreti I hutuar I Leonard Demit, I cili duhet të jetë cuditur shumë se si kishte mbrojtur një gjë, për të cilin NATO e cila ka harxhuar për Leonard Demin më shumë pare se sa për gjysmën e oficerëve shqiptarë, paskësh mendim të kundërt..

Por pas kësaj sërisht asnjë zë. Zoti Demi dhe zotërinjtë e tjerë të Komisionit të Sigurisë, që kaluan ligjin, sillen si gra të bindura, edhe pse janë përdorur dhe poshtëruar publikisht, ashtu sikundër zonja Topalli sillet si burrë I zënë në faj , edhe pse hakërrimi I saj një javë më parë në Kuvend, ka humbur kuptimin dhe arsyet përse u shfaq. Ky poshtërim publik që po I bëhet kësaj shumice nga Berisha, vetëm për të testuar kufirin se deri ku perëndimi mund të mbështes projektin  e tij, është  shumë regresiv, pasi shkreton dhe ato pak individalitete politike dhe kapacitetet intelektuale që kanë mbetur brenda PD-së, duke I bërë qesharak para opinionit publik. Këta burra si gra dhe këto gra gjasme burra që na shfaqen përdit në ekrane, janë një akuzë e rënd, jo se cfarë po I bën Berisha, Shqipërisë, po cfarë po u bën tashmë atyre në dorë të të cilëve aksidentalisht ka mbetur Shqipëria.

Categories: Editoriale Tags:

Qeveria po udhëheq trukimin e Kampionatit Kombëtar!

March 22nd, 2010 admin No comments

Mero Baze

Disa vite më parë, për të dytën herë, Shqipëria rrezikoi të përjashtohej nga UEFA, për shkak të ndërhyrjeve të politikës në Futboll. Megjithëse jam nën nivelin mesatar të një tifozi të kampionatit të futbollit shqiptar, sërish e kam parë me shqetësim betejën që mund të prodhonte pasoja të rënda për imazhin e Shqipërisë. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit në atë kohë ia kishte dalë të detyronte qeverinë e zotit Berisha të s’prapsej edhe pse vetë Berisha ishte angazhuar në një betejë publike kundër atij që ai e quante “Klani i Zemunit” në Futboll. Thelbi i sulmeve të qeverisë ndaj kreut të Federatës ishin dyshimet se ai trukonte ndeshjet e ekipit kombëtar, apo dhe të kampionatit të Futbollit shqiptar për interesa financiare. Grupi i biznesemenëve që ishin afër kreut të Federatës dhe ortakë me të në biznesin e paketës së Supersportit, ishin njëkohësisht miq të afërt të Berishës. Ata bënë sa mundën që konflikti të zbutej, por në të vërtetë ai u mbyll duke u mundur Berisha dhe qeveria e tij.

Tani disa vite më vonë, situata është krejt më e shëmtuar. Unë nuk e di sa të drejtë ka pasur Sali Berisha për trukim ndeshjesh disa vite më parë, por di dhe jam i sigurt se së paku katër ndeshjet e fundit të ekipit të Skënderbeut, në të cilin janë bërë “Ortakë” me urdhër të Ridvan Bodes, të gjithë aksionerët e Superpsortit, pra dhe të Armand Dukës, dhe që shetisin në çdo stadium dhe vetë kreun e Ministrit të Financave, ndeshjet janë qartazi të trukuara. Ministri i Financave Ridvan Bode, po përdoret nga ky grup biznesmenësh si arsye përse presidentët e klubeve, në tërësi biznesemenë të mëdhenj, t’i lënë ndeshjet ekipit Skënderbeu, në të kundërt, Ritvan Bodja ose “Kuanti i Gimes, President i Skënderbeut”, i dërgojnë kontrollet financiare te biznesi. Kjo shfaqje e shëmtuar u përsërit sërish këtë fundjavë në Korçë, ku ekipi, tashmë kampion i Shqipërisë, Dinamo, bëri një “lojë luftash” të turpshme në stadiumin e Korçës dhe humbi 4 me 3. Ky turp, i cili është ideuar dhe po zbatohet me dhunë nga Ministri i Financave të Shqipërisë, është shenjë e qartë se ku ka degradaur pushteti i Sali Berishës në vitin 2010. Tashmë për Sali Berishën, jo vetëm që Armando Duka nuk është më Klani i Zemunit (dhe besoj që nuk ka qenë), por gjithë bashkaksionerët e tij në biznes, janë bërë si grup shoqërimi i Ridvan Bodes stadium më stadium për të terrorizuar presidentët biznesmenë, ose për t’i joshur ata në shkëmbim të pikëve për një ekip, i cili nuk di pse u dashka ngjallur me zor, vetëm pse qyteti i tij ka deputet Ministrin antisportiv të Financave.

Tanimë, nuk di pse Shqipëria nuk përjashtohet sërish nga UEFA, pasi nëse ka një rast konkret, kur politika ndërhyn në sport, madje duke buzëqeshur me cinizëm tribunave, duke bërë që asnjë shqiptar të mos besojë më në këtë lojë. Kushdo që e njeh Ridvan Boden dhe që është edhe më pak tifoz se unë, e di mirë se ai po shetitet realisht nga një grup mafioz triubunë më tribunë, për të trukuar ndeshje, që përkthehen pastaj në baste të fituara, në favore dhe falje për presidentë klubesh dhe deri në pazare në emër të pushtetit. Nëse disa vite më parë UEFA tentoi të na zbonte për shkak se qeveria tentoi të luftonte trukimin, tanimë kemi arsye të plota të na përjashtojë pse qeveria po udhëheq me Ministrin e Financave në krye, trukimin e një kampionati, i cili është dhe shkatërrimi i fundit i çdo gjëje të ndershme në këtë vend.

Categories: Editoriale Tags:

Sinjal i frikshëm për lirinë e shtypit në Shqipëri

January 26th, 2010 admin No comments

Deklaratë

Ne, gazetarët e Shqipërisë, të grupuar në organizatat më të mëdha profesionale në vend, shprehim keqardhjen dhe njëkohësisht shqetësimin tonë për mbylljen e një prej gazetave më të rëndësishme të shtypit shqiptar.

Shprehim keqardhjen, sepse ndalimi i botimit të gazetës Tema është një shenjë e qartë e thellimit të ngushtimit të hapësirës së lirisë për shtypin dhe mediat në Shqipëri. Ky akt i rëndë është një mundësi më pak për të gjithë ata që bësojnë ende në vlerat e lirisë së shprehjes dhe në gazetarinë e padeformuar nga interesat e ulëta dhe fuqia e pushtetit.

Mbyllja e gazetës Tema është një dëshpërim i madh për ata gazetarë që përpiqen të ruajnë integritetin e tyre profesional në këto kohë të vështira për mediat dhe shtypin në Shqipëri. Eshtë një mundësi më pak, një dritare e mbyllur dhe një zë i fikur për të parë dhe për të thënë të vërtetën. Është një betejë e humbur për të gjithë ne, në luftën e vazhdueshme mes lirisë së shtypit dhe pushtetit.

Kjo humbje nuk shkakton vetëm dëshpërim, ajo përbën një shqetësim të madh për ne, anëtarët e organizatave të gazetarëve në Shqipëri. Mbyllja e gazetës Tema nuk erdhi si pasojë e rregullave normale të konkurrencës në treg. Ajo erdhi si pasojë e presioneve të ndryshme, materiale, financiare dhe fizike ndaj redaksisë modeste të kësaj të përditshme. Gazetarët e Tema u nxorrën forcërisht nga zyrat e tyre dhe shtypshkronja e gazetës u nxorr jashtë përdorimit për më shumë se një vit me një vendim të njëanshëm të qeverisë shqiptare dhe pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor. Botuesi i Tema, Mero Baze, u sulmua fizikisht dhe u dëmtua materialisht duke i shtuar kështu vështirësitë në mbajtjen gjallë të gazetës në kushte të tilla presioni fizik e psikologjik. E po t’u shtosh këtyre kontrollet financiare dhe mungesën e qëllimshme të reklamës, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të botuesit, misioni i Tema u bë një mision i pamundur.

Ne, gazetarët e Shqipërisë ngremë sot zërin fort dhe jemi të alarmuar nga mënyra se si u veprua me një nga gazetat kryesore dhe me traditë disa vjeçare në shtypin shqiptar. Ne solidarizohemi me gazetarët e Tema, që sot janë të papunë, dhe protestojmë ndaj qeverisë jo vetëm për metodat e ndjekura ndaj një gazete, por edhe për përpjekjet që rastin e Tema ta përdorë si kërcënim për ata që nuk i shkojnë për shtat ineteresave të pushtetit.

Ne, gazetarët e Shqipërisë kërkojmë, sa nuk është vonë, që për këtë rast të sensibilizohen dhe të bashkohen me ne të gjitha organizatat e mbrojtjes së gazetarëve dhe shtypit të lirë në botë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend dhe shoqëria civile. Lufta jonë për më shumë liri dhe hapësirë demokratike duhet të vazhdojë.

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Forumi Shqiptar per Mediat e Lira

Unioni i Gazetarëve shqiptarë

Categories: Media Tags:

Ronaldo Sees Red For Madrid…Again

January 25th, 2010 admin No comments

The black, sleek supercar containing Cristiano Ronaldo shot out of Real Madrid’s underground car park and tore away from the Santiago Bernabeu at 10,000 miles an hour, scattering the brave autograph hunters who tried blocking its path.

With a red light cheerfully ignored, the world’s most expensive player had fled the scene of yet another night of goal-poaching, petulance and apologising.

Just five minutes before, Cristiano Ronaldo had stood in front of a fighting, frenzied press pack explaining away his second red card of the season when he should have been posing and preening after his brace had handed Madrid a 2-0 victory over visiting Málaga.

With Kaká desperately out of sorts, Karim Benzema lost in translation and Xabi Alonso barely able to pick out a five-yard pass, Ronaldo should have been boasting of being the only New Galactico to come close to repaying his titanic transfer fee.

Instead, the Portuguese player was ‘asking for forgiveness’ according to Monday’s Marca. Fortunately for the Madrid forward this requirement for a public confession was not an unfamiliar situation for cranky Cristiano.

After a match against Almería in December, Ronaldo had to admit that he was only human after all, having picked up two yellows for whipping his shirt off in a goal celebration and booting an opposition player from behind after a touchline tussle.

But late on Sunday night, Ronaldo had decided to plead not guilty to his latest dismissal – a flying elbow to the face of full-back Patrick Mtiliga – that left his opponent with a broken nose, three weeks on the sidelines and an apology from the Portugeezer before he met the press.

“It wasn’t a red card here, nor anywhere else in the world,” claimed Ronaldo on his 70th-minute dismissal, explaining that had his Danish assailant been a little taller, then his elbow used to fend off Mtiliga’s advances would have hit him in the chest. It was a potentially plausible theory had it not been for the fact that Ronaldo gave a little look back before launching his assault on the defender.

The red card for Florentino Pérez’ prized pet topped off what had been a fairly rotten week for Real Madrid. It began with an away defeat to Athletic Bilbao and the sight of Barcelona five points clear at the top of the table.

The bad vibes continued on Wednesday with a ‘friendly’ in Tirana against Albanian side Gramozi Erseke after local oil baron, Rezart Taçi, paid a reported €2.5 million fee for the chance to lure Madrid to his neck of the woods and stroll around the potholed pitch with the Real Madrid president.

It made for a truly delightful image for a club boasting of a ‘clean and white flag’ in its anthem to have its figurehead hanging with a gentleman who recently completed a two-week spell in prison having been charged with beating Albanian publisher and journalist, Mero Baze, unconscious after unfavourable reports on Taçi’s business dealings.

However, to be fair to Madrid’s midweek host, Taçi does deny being involved in the four-minute assault despite the fact that it was allegedly performed by his own bodyguards in a bar where he was present at the time.

Still, the economic times are hard in Spain even for Real Madrid and those under-performing, elbow-flying superstars certainly don’t pay for themselves.

And those same superstars had to sit and watch Barcelona make it an unbeaten first half of the season on Saturday night, after a comfortable 3-0 away win over Valladolid – only the fifth side in the history of la Primera to achieve such a feat.

What’s more, a team mocked in the Madridista media for having supposedly dropped their very high standards to become beatable, finished the midway point of the campaign with 49 points, 49 goals, possessing the top league scorer in Leo Messi with 15 strikes and the best ‘keeper with Victor Valdés having conceded just ten.

This had all come just a few days after an extremely unenthusiastic promise – but a promise nonetheless – from Pep Guardiola that he would be at the Camp Nou for another season but would not sign his contract until the summer.

“I had to get this over with as [the pressure] was getting intolerable,” explained the unsmiling Barça boss.

Whilst Madrid did grab all three points at the Bernabeu on Sunday it was a lacklustre performance against a Málaga side fighting relegation. Aside from Ronaldo’s two strikes – especially his second effort – there was almost nothing for the crowd at the Bernabeu to cheer.

Instead, they opted for barracking Manuel Pellegrini for the substitution of the lively Guti and whistling Kaká after he trotted off the pitch after another display where he displayed ‘ni fu, ni fa’ as the locals would say.

But the times may be getting even tougher for Real Madrid. Next Saturday, the team are facing fifth-placed Deportivo with Ronaldo suspended, Kaká and Benzema desperately out of form and leading league scorer Gonzalo Higuaín still injured.

What’s more, Madrid are now without Ruud Van Nistelrooy, who waved a tearful good-bye to a madly-applauding Bernabeu crowd before the Málaga clash, having signed a deal with Hamburg.

This unfortunate series of events is combined with the worrying fact that Depor’s Riazor ground is a desperately unlucky one for Madrid with the side without a win in La Coruña since the 1991-92 campaign.

Nevertheless, Manuel Pellegrini is putting a brave face on a league title chase that could see his team eight points behind in, in a week’s time

“I’m happy with the performance of the team after the first round of matches,” said the Chilean coach. “We’ve got a lot of points and won a lot of games. But we’ve got to improve as there’s one side that’s doing better than us.”

Worryingly for Pellegrini and Pérez, the situation in regards to the aforementioned outfit shows little sign of changing with a comfortable Barcelona following the expression ‘more power to your elbow’ in a very different sense to a certain Real Madrid player on Sunday night.

Categories: Media Tags:

Un diario opositor albanés acusa al Gobierno de provocar su cierre

January 24th, 2010 admin No comments

ABC

“Tras un esfuerzo de más de un año para sobrevivir, y en una situación del bloqueo arbitrario por la Policía, y la destrucción de sus inversiones, el estado financiero ha superado los límites de la supervivencia”, afirmó el sábado en su último editorial el periodista y dueño del “Tema”, Mero Baze.

Hace un año la Policía desalojó la sede del diario y bloqueó su imprenta tras considerar el edificio de valor “estratégico” e instalar en él el centro de impresión de los documentos de identidad albaneses.

Las autoridades anularon el contrato de alquiler de las oficinas, prohibiendo así el acceso de los periodistas, que empezaron a publicar el diario en internet.

Pese a que el rotativo demandó a los Ministerios de la Economía y del Interior, a los que le acusa de “destruir la propiedad y la inversión privada”, el proceso lleva esperando su comienzo más de un año, denuncia Baze.

Además, su publicación se ha dificultado ante lo que el medio considera una política de la intimidación del Gobierno contra las empresas privadas que publican sus anuncios en este periódico.

Baze afirma que los controles fiscales de Administración ha fortalecido el clima de enemistad contra ellos.

El Ministerio de Finanzas ha rechazado las acusaciones de Baze y ha explicado que en los últimos cinco años no se ha efectuado ningún control y que la empresa tiene una deuda millonaria en concepto de impuestos.

Baze fundó el diario hace 11 años cuando era un íntimo amigo de Berisha, pero en los últimos años se ha convertido en uno de sus opositores más fuertes.

“Tema” ha denunciado varias tramas de corrupción que implican a la familia de Berisha en privatizaciones de empresas estratégicas como la petrolífera ARMO, la construcción de la llamada carretera patriótica que une Albania con Kosovo y la compraventa de terrenos turísticos costeros.

El pasado mes de noviembre, Baze fue apaleado por el empresario Rezart Taçi, al que acusa de prácticas corruptas al amparo del primer ministro. EFE

Categories: Media Tags:

Sandri udhëheq hetimet për skandalin e dritave në stadium

January 21st, 2010 admin No comments

Sandri ka marrë kontrollin e plotë mbi gjetjen e njeriut që ka shkaktuar skandalin e dritave në stadium. Skema e tij tregon për një komplot të qartë, pasi bëhet fjalë, jo për një aksident, por për disa rrethana të krijuara si aksidentale. Së pari urdhëroi policinë të ndalonte rreth 25 vetë, ku përfshihen elektricistë dhe njerëz që janë gjetur rrotull zyrës së Dhalesit, në momentin që kanë ikur dritat. Urdhëroi policinë që t’i shoqëronte në mjediset e Drejtorisë së Policisë dhe t’i pyeste Sandri para prokurorisë. Shkoi në orët e vona të mbrëmjes dhe i gjeti të arrestuarit që ishin ulur të drobitur në korridoret e Drejtorisë së Policisë.

Thirri të parin brenda.

- Si e ke emrin ti çun? – i tha.

- Blendi, – i tha i ndaluari.

- Ça pune bën ti?

- Ça pune mo jahu, ku ka punë, asigjo. Kisha shku nga Pero me pi naj gotë, se e kena në lagje, ene na tha: “Ejani se u fus në stadium”. Ça pune thu ti?

- Po ç’lidhje ke me Peron ti?

- Jena miq të vjetër mo, në lagje kena qenë gjithnjë me PD. Unë kam rujt shtëpinë e Peros, atëherë kur e kanë arrestu doktorin, që e kanë fut brenda ai Ilir Meta me atë komunistin e qelbët të Klanit.

- Kush të tha ty që e ka fut Ilir Meta doktorin në burg me atë të Klanit?

- Kush më tha e? T’gjithë mo më thanë. Masanej Pero dhe nuse e Peros shkun në burg. Bile nuse e Peros nejti tri ditë në burg, se shante Ilir Metën, atë kaptinmodhin, e s’e lëshonin. Ene na thoshin ne policët atëherë që e ka arrestu doktorin ai i Klanit. Ku di unë mer jahu ç’o një komunist nga Lezha.

- Mirë, mirë, ik ti. Ata të tjerët kush janë?

- Nja 8 vet jena dorë e Peros, kena shku me pi nai gotë e pa neshjen. Jena krejt demokratë, s’kena lidhje fare me kshu sabotime ça thonë tani mer jahu.

- Mirë, mirë, dil jashtë. Hiqi mënjanë ata shokët e tu dhe të vijë tjetri.

- Si e ke emrin ti? – e pyeti Sandri.

- Enkel, – i tha tjetri.

- Ç’punë bën ti?

- Unë isha përgjegjës i turnit, kur u dogj transformatori, – tha tjetri.

- Me kë parti je ti?

- Me PD mo burrë, Sahiti më ka futë në punë. Kena qenë tetë vite rrugëve, ne e dimë ç’kena heqë. Kur fitum më 2005, i thashë Sahitit, aman më vë shef te kjo kabina nga marrin energji këta komunistat e Klanit t’ua ndreq qejfin. Po s’më eci gjatë, se tha Sahiti: “Le, le se janë kthy me ne tani.”

- Ashtu ë? Mirë, dil jashtë, foli tjetrit.

- Si e ke emrin ti? – i tha Sandri.

- Edi, – iu përgjigj tjetri.

- Ça punë bën ti këtu?

- Unë, asgjë mo burrë, jam ke trafiku, d.m.th., bëjm manovrimet e linjave

- Aha, ti qenke tamam. Çfarë ndodhi me dritat?

- Po ça ndodhi mo burrë, kurrgjë. U dogj transformatori. Ka dhjetë vjet në punë, mirë dhe aq. Dje i kishte ardh vdekja, dje u dogj.

- Po pse nuk kishit rezervë?

- Si u mbaka transformator rezervë shefo? Transformatori kur digjet vjen tjetri. Punë e stadiumit pse s’mban rezervë.

- Ke lidhje me ndonjë kompani nafte ti, për shembull, “Elda”, “Kastrati”, “Alpet”…?

- Jo vallahi, marr naftë te një pikë ke lagjja, s’di si e ka, po unë njoh atë Bimin që më jep.

- Ke parë ti ndonjë person të dyshimtë që u urdhëron ju, që u merr në telefon dhe përpiqet t’u komandojë?

- Vallahi mu s’më ka marrë njeri, se kam gojë të keqe, po më kanë thënë për një komunist të qelbët, një të Klanit që merr vazhdimisht, thotë: “Lëshoni dritat, se po bëjmë pallat këtu pas stadiumit” dhe s’do me pagu. S’di si e ka ai, një katunar nga Lezha… tjetër s’di vallahi.

- Ashtu ë? Po kush të tha ty që merr ai?

- Vallahi të gjithë e thonë, po mu s’më ka marrë, se unë e kam pak gojën e keqe vallahi.

- Mirë, mirë, dil jashtë.

Thirri dhe të fundit brenda. Këtë nuk e pyeti fare për emrin.

- Ça punë bën ti? – i tha.

- Unë jam mirëmbajtës i rrjetit, – tha ai.

- Pse u dogj transformatori thu ti? – pyeti Sandri.

- A e do drejt shefo? – i tha. – Është një komunist i qelbët, një i Klanit, që po bën një pallat pas stadiumit “Qemal Stafa”. Ai ka bërë një lidhje ilegale korrenti me kabinën tonë, ene sa herë shkojnë teknikët tanë aty, ai merr në telefon doktorin dhe uluret që do me i fut në burg. Po janë ca demokratë këtu te ne që e njohin që ka qenë komunist, e thonë bën kot që flet me doktorin. Vallahi, ai e ka djeg transformatorin. Kena me ia thënë dhe prokurorit.

Sandri u zverdh i tëri.

- T’ëmën e s’ëmës, – tha me vete. – Mirë që është errësirë dhe nuk më njohin, se e hëngra.

Thirri drejtorin e policisë dhe e urdhëroi të lironte të gjithë këta, se janë njerëz kot.

- Si urdhëron, – tha polici.

Pas kësaj Sandri mori i alarmuar Samirin.

- Shko urgjent hiq kabllon që kemi lidh ilegalisht te stadiumi, – tha, – se kanë për të na hap telashe, se duan të na e fusin ne, e kam marrë vesh nga burime të sigurta.

- Pse s’thua ti, qenka keq puna, – tha Samiri. – T’i fusim ndonjë telefon këtij Ramës, se kemi kohë pa ngrënë një darkë.

Categories: Antena brenda familjes Tags:
Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ...77 78 79 Next